Kërcënohet me jetë politikani shqiptar në Mal të Zi, Dritan Abazoviç. Policia nis hetimet

Oct 29, 2020 | 9:57
SHPËRNDAJE

Policia ka nisur hetimet ndaj një shtetasi malazez, me inicialet R.S. pasi dyshohet se ai ka kërcënuar Dritan Abazoviçin. 

Dritan-PR-CENTAR-1-e1603960269298-780x439

Në një mesazh kërcënues, Abazoviq u tha se do të të vritej nëse bashkëpunon me çetnikët në krijimin e qeverisë së re malazeze, raporton rtcg.

“Nga një llogari në rrjetin social, kërcënimet iu dërguan liderit të partisë politike URA, Dritan Abazoviqit, me të cilën u informua policia. Kjo e fundit ka identifikuar 69-vjeçarin nga Rozhaja, si personin që i dërgoi kërcënime politikanit, për të cilin u njoftuan oficerët e Departamentit të Sigurimit të Rozhajës”, njoftoi policia, shkruan Telegrafi.

Sipas deklaratës së një të afërmi të R.S., kërcënuesi nuk jeton në Mal të Zi, por në Suedi dhe përmes Departamentit për Bashkëpunim Operacional Policor, një kërkesë iu përcoll Interpolit në Suedi, thotë policia.

Abazoviq u informua për rastin por tha se nuk ndihej i kërcënuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura