Kërcënohet kryeministri Albin Kurti, shtohet niveli i sigurisë! Policia rrethon menjëherë shtëpinë e tij

Oct 27, 2021 | 21:08
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë kërcënime dhe si pasojë është shtuar edhe kujdesi dhe niveli i sigurisë ndaj tij, është njoftuar nga Zyra e Kryeministrit.

albinkurti

Ndërkohë zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu ka deklaruar se institucionet po bëjnë punën e tyre, ndërsa vazhdojnë normalisht angazhimit e kryeministrit Kurti.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, ka njoftuar zëdhënësi Përparim Kryeziu për Kohën.

Ndërkohë nuk ka ende një njoftim për personat që e kanë kërcënuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura