Kërcënohet Ceferin, klubet e mëdha duan “VAR” nga 1/8-at

Aug 31, 2018 | 9:45
SHPËRNDAJE

Liga e Kampioneve nuk mund të bëjë pa teknologjinë dhe Aleksandër Ceferin ka marrë kundërpërgjigjen e tij nga Bashkimi i Klubeve të Mëdha të Europës, ose siç njihet ndryshe “ECA”, nën presidencën e Andrea Anjelit.

ceferin

Edhe pse 24 orë përpara hedhjes së shortit të Champions-it numri një i UEFA-s konfirmoi me bindje se sivjet nuk do të aprovohet përdorimi i “VAR”-it, duke qenë se shumë federata as që e kanë eksperimentuar, qoftë edhe në një ndeshje të vetme, dje ka ardhur kërcënimi i parë nga “ECA”, e cila në mënyrë unanime i ka kërkuar Ceferinit që ta rimendojë idenë dhe përdorimi i moviolës në fushë të nisë të përdoret të paktën në fazën finale, nga 1/8-at e turneut e në vazhdim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura