Kërcënimi për ushtarët/ Deputeti socialist shpërthen ndaj Greqisë: Shtet racist

Jan 24, 2017 | 12:15
SHPËRNDAJE

I ashpër ka qenë reagimi i deputetit socialist, Piro Lutaj pas deklaratave të Athinës zyrtare lidhur me masat ndëshkuese për ushtarët me origjinë shqiptare që postuan foto duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.

Piro-Lutaj

Sipas Lutajt, bërja e simbolit të shqiponjës nga rekrutët me origjinë shqiptare, nuk kishte asnje arsye qe të konsiderohej e rrezikshme nga autoritetet greke te Ministrisë së Mbrojtjes.

“Shteti racist grek ndërmerr masa të tilla ekstreme ndaj shtetasve të vet, duke mos iu respektuar liritë themelore të parashikuara jo vetëm në konventat europiane e ndërkombëtare, por edhe në legjislacionin e brendshëm të tyre”- shkruan ai.

Postimi i Lutajt 

Është e disata herë radhazi, që shteti racist grek ndërmerr masa të tilla ekstreme ndaj shtetasve të vet, duke mos iu respektuar liritë themelore të parashikuara jo vetëm në konventat europiane e ndërkombëtare, por edhe në legjislacionin e brendshëm të tyre.piro-lutaj

Bërja e simbolit të shqiponjës nga rekrutët me origjinë shqiptare, nuk kishte asnje arsye qe të konsiderohej e rrezikshme nga autoritetet greke te Ministrisë së Mbrojtjes.

Është njëlloj sikur autoritetet shqiptare të merrnin masa ndaj dhjetëra flamujve grekë, të cilët janë vendosur kudo nëpër banesa të shtetasve shqiptarë, kryesisht në jug të vendit.

Megjithatë ky lloj presioni që vjen nga ministri grek i mbrojtjes, është i përsëritur dhe i ulët, e për më tepër ndaj një fqinji dhe homologu anëtar i NATO-s.

E kuptoj pozitën e vështirë politike të Panos Kamenos, i cili ndodhet në pikiatë elektorale, por kjo nuk e motivon atë në përdorimin e gjesteve të tillë në dëm të reciprocitetit mes dy fqinjve për të realizuar qëllimet e tij personale. Shpresojmë për një zgjidhje diplomatike me qeverinë greke të këtij problemi, dhe mospërsëritjen e tij në të ardhmen”, shprehet deputeti socialist.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura