“Kërcënimi” nga Rusia, NATO del me vendim. Ja për çfarë u ra dakord

| 8:09
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se shefat e mbrojtjes së vendeve anëtare të aleancës janë pajtuar të ndërmarrin “masa mbrojtëse” kundër “shkeljes” së Rusisë të Traktatit të Forcave Bërthamore të Ndërmjetme (INF), raporton Anadolu Agency (AA).NATO“Ne kemi qëndruar të bashkuar lidhur me shkeljen e traktatit nga Rusia”, tha Stoltenberg në ditën e dytë të takimit të ministrave të mbrojtjes së NATO-s në Bruksel.

Por, shtoi Stoltenberg, NATO nuk ka për qëllim të “pasqyrojë atë që bën Rusia duke vendosur raketa me bazë tokësore në Evoropë, sepse një garë e re e armëve do të ishte e rrezikshme dhe e shtrenjtë”.

E nënshkruar në vitin 1987, marrëveshja INF u konsiderua gjerësisht si një gurthemel i sigurisë evropiane në epokën e pas Luftës së Ftohtë. Ajo ndaloi që vendet të zotërojnë dhe testojnë raketa tokësore me rreze veprimi nga 480 deri në 5.000 kilometra.

Në tetor të vitit 2018, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi tërheqjen nga marrëveshja duke akuzuar Moskën për shkeljen e saj.

Në kundërpërgjigje, më 3 korrik të vitit 2019, presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një projektligj për pezullimin e detyrimeve të Moskës në bazë të marrëveshjes INF.

Stoltenberg tha se aleanca ushtarake evropiane është e gatshme të zhvillojë aftësitë e saj konvencionale dhe sistemet raketore të mbrojtjes ajrore, si dhe të rivendosë një regjim efektiv të kontrollit të armëve.

Zyrtarët po ashtu diskutuan angazhimin e aleatëve për ndarjen e drejtë të shpenzimeve në mbrojtje.

“Ne kemi parë një rritje të paparë në shpenzimet e mbrojtjes…400 miliardë dollarë do të shpenzohen deri në vitin 2024”, tha Stoltenberg.

Para seancës, ministrat e mbrojtjes së NATO-s patën një mëngjes pune me homologun e tyre ukrainas, Andriy Zahorodniuk. Muajin e kaluar, Kievi kërkoi nga NATO që t’i japë statusin e një pjesëmarrësi në programin e Partneritetit të Mundësisë së Avancuar.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

1 KOMENT

Comments are closed.