Organizata e Kombeve të Bashkuara, ka votuar sot me 128 vota pro dhe 9 kundër për të rrëzuar vendimin e Presidentit amerikan Donald Trump, për të shpallur Jerusalemin kryeqytet të Izraelit. Mes vendeve që kanë votuar kundër SHBA është edhe Shqipëria.
Sic raporton “The Guardian”, vetëm nëntë shtete, përfshirë këtu Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, votuan kundër rezolutës.
Ishin 35 abstenime, duke përfshirë Kanadanë, për të cilët zyrtarët palestinezë kishin pritur se do të mbështesin qëndrimin e SHBA. Ambasadorët nga disa vende abstenuese, përfshirë Meksikën, përdorën kohën e tyre në podium për të kritikuar lëvizjen e njëanshme të Trump.
Më herët Trump ka bërë një paralajmërim për të gjitha ato shtete që do jenë kundër se do të ketë marrje masash të forta kundër tyre.
Mbështetja për rezolutën ishte disi më e vogël nga sa zyrtarët palestinezë kishin shpresuar, vetëm nëntë vota në mbështetje të propozimit amerikan dhe izraelit ishte një goditje serioze diplomatike për Donald Trump, shkruan “The Guardian”.
Menjëherë pas votimit, presidenti palestinez Mahmud Abbas e përshkroi rezultatin si një “fitore për Palestinën”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al