Kërcënimi i pilotit ushtarak rus: Turqia nuk ekziston më!

Nov 25, 2015 | 18:14
SHPËRNDAJE

Një pilot i aviacionit rus, Valery Nesmeyanov, ka publikuar një status në “Facebook” ku shkruan se “duke filluar që sot, Turqia nuk ekziston më…”.

rusian-planeReagimi i pilotit erdhi pas rrëzimit të një avioni ushtarak rus në hapësirën ajrore turke një ditë më parë.

Pas këtij incidenti, marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë u tensionuan së tepërmi.

Sipas medias italiane “ilgiornale”, komenti i pilotit u shpërnda gjerësisht në internet dhe në agjencitë e lajmeve ndërkombëtare.

Koment i pilotit rus në “Facebook”:

“Dua të shpjegoj përse. Avionët tanë janë rrëzuar në Afganistan, në Çeçeni, në Osetinë e Jugut, në shumë konflikte… por janë goditur nga armiku, në luftë… ti i qëllon atij, ai të qëllon ty dhe është e mirë kuptueshme.

Dhe nuk ka rëndësi se sa të forta janë humbjet, sepse për mua që jam një pilot lufte, kjo është normale. Nuk ekziston një luftë pa humbje dhe kjo për ne, ushtarakët, jemi të përgatitur… Por sot…

ËSHTË TRADHËTI dhe HIPOKRIZI e pafundme. Thoni se jeni aleatë në luftën kundër të së keqes absolute dhe pastaj po ju godisni pas shpine ndaj atyre që aktualisht po luftojnë aktivisht kundër kësaj të keqeje…

Dhe nuk flas për humbjet… profesionistët do ta kuptojnë pa bërë diskutime… Një sulm frikacak nga pas… Ja çfarë ndodhi… Jo më kot këndohet kënga: “Nuk na duhet bregu turk”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura