Kërcënimi i Pandeli Majkos, çfarë tha ministri pasi mori vesh lajmin nga zyrtarët amerikanë

Aug 10, 2018 | 15:21
SHPËRNDAJE

Në artikullin me titull “Irani planifikon terror në tokën evropiane, ndërsa BE përpiqet të mbrojë regjimin nga shtyrja e sanksioneve të Trump”, publikuar këtë të enjte me autor gazetarët e Fox News, Ben Evansky e Rich Edson në bashkëpunim me “Associated Press”, shkruhet se Ministri i Diasporës Pandeli Majko, është shprehur për televizionin amerikan se, zyrtarë amerikanë i kanë thënë thënë se duhet të rrisë sigurinë pas zbulimit të një kërcënimi kundër tij.

pandeli-majko-ne-kuvend_1493795371-2538493

Duke u ndaluar te “fushata e territorit të Iranit bë Europë”, në artikull shkruhet: Ka edhe shqetësime rreth pranisë së regjimit në Shqipëri, ku disidentët u thanë Fox News se ambasada iraniane po punon dhe ka dërguar nëpunës të lartë të inteligjencës. Shqipëria është e rëndësishme, sepse ishte vendi ku më shumë se 2.000 disidentë iranianë që i përkisnin Muxhahidit të Popullit të Iranit (MEK) u zhvendosën nga Iraku në 2016.

Këshilli Kombëtar i Rezistencës në Iran (NCRI) tha se regjimi donte t’i vriste ata në Irak dhe dështimi për ta bërë këtë shënoi një “pengesë të madhe” për regjimin.

Ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko zbuloi për Fox News se zyrtarë amerikanë i kanë thënë se duhet të rrisë sigurinë pas zbulimit të një kërcënimi kundër tij.

Teksa tha se strategjia e Iranit në rajon është “e pashembullt”, shtoi gjithashtu për Fox News: “Nuk kam frikë”.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura