Kërcënimi i Konit dhe Kules, Prokuroria apelon “Shullazin”: Kemi prova edhe për…

Dec 4, 2018 | 15:30
SHPËRNDAJE

ERALD DELIU/ Prokuroria e Krimeve të Rënda ka apeluar vendimin e Shkallës së Parë për dënimin e grupit të Emiljano Shullazit, pasi pretendon fajësi edhe për episodet e kërcënimit të Mynyr Konit dhe Dhori Kules.

shullazi-800x450-1

Sipas Gjykatës, në vendimin e dhënë përpara tri javësh, Emiljano Shullazi dhe të akuzuarit e tjerë nuk u shpallën fajtorë për kërcënimin e dy profesorëve dhe as për tritolin e vendosur në një punishte në Lushnje. Në këtë përfundim, trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Fran Prendi arriti edhe pas dëshmive të dy profesorëve në Gjykatë që nuk e pranuan që kërcënimet erdhën nga të akuzuarit.

Gjithashtu, për togat e zeza nuk faktohej se ishin këta persona ata që kishin vendosur tritol në biznesin e Adriatik Kërçukut në Lushnje. Kujtojmë që javën e kaluar 5 avokatët mbrojtës të Shullazit dhe pjesëtarëve të grupit të tij, kanë depozituar në Apel ankimimin ndaj klientëve të tyre, duke kërkuar pafajësi për ta. Sipas tyre, Gjykata dënoi Shullazin dhe anëtarët e tjerë të grupit si pasojë e një presioni të madh të jashtëm që kanë pasur nga politika dhe ndërkombëtarët.

Gjithashtu, në kërkesën e tyre drejtuar Apelit, ata shprehen se organi i akuzës ka ngritur ndaj të pandehurve akuza pa prova, të cilat Gjykata i ka provuar. Sipas avokatëve, ata kërkojnë rrëzimin e kërkesës për grup të strukturuar kriminal, pasi, sipas tyre, në asnjë moment kjo akuzë nuk është vërtetuar dhe nuk është pranuar nga Gjykata.

Pas ankimimit të Prokurorisë dhe avokatëve, pritet hedhja e shortit të gjyqtarëve të Apelit për këtë dosje. Më 13 nëntor, togat e zeza të Krimeve të Rënda dënuan këtë grup me 55 vite burg në total.

Krimet e Rënda dënuan me 14 vite burg Emiljano Shullazin, i konsideruar si kreu i këtij grupi kriminal, ndërkohë që Prokuroria kishte kërkuar 17 vjet burgim. Shullazi u dënua për akuzën e gjobëvënies dhe atë të krijimit të grupit të strukturuar kriminal.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura