Kërcënimet për borxhin 40 mijë euro, vëllezërit Sallaku shpallen të pafajshëm

Nov 16, 2018 | 19:01
SHPËRNDAJE

Gjykata e Bergamos ka liruar nga akuza për tentativë zhvatje presidentin e Darfo Boario, skuadër e Serisë D në Itali, Gëzim Sallakun dhe vëllanë e tij Saimir, sipas mediave italiane.

Gëzim Sallaku
Gëzim Sallaku

Sipas të njëjtave burime: Të dy u akuzuan se në vitin 2010, kishin ndaluar një sipërmarrës dhe e kishin kërcënonte të shlyente borxhin 40 mijë euro plus interesin tek fajdexhiu nga Bergamo Mario Gaspani. Gjithashtu, akuzat ishin se presioni ishte kryer edhe përmes celularit.

Gaspani u ekzekutua disa muaj më vonë, krim për të cilin është pas hekurave e shoqja si urdhëruese.

Saimir Sallaku është aktualisht në burg për trafik droge, ndërsa Gëzimi, i cili u arrestua një javë më parë për armëmbajtje pa leje të tre pistoletave të gjetura në shtëpinë e tij, u lirua pas dy ditësh në qeli.

/Panorama/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura