Kërcënimet nga videoskandali, si ruhet familja e denoncueses së Shukriut

May 17, 2016 | 19:50
SHPËRNDAJE

Zyrtarë të Drejtorisë së Policisë Dibër hodhën poshtë dje akuzat e familjes Alla se ato nuk ruhen nga efektivë të Policisë dhe se janë të pasigurt.

shukri-xhelili-640x355Sipas Policisë, babai, nëna dhe vëllai i 20-vjeçares A. Alla nuk thonë të vërtetën kur deklarojnë se pas mesnate nuk ka shërbime policore poshtë banesës së tyre.

Megjithëse Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Dibër apo Gjykata e Peshkopisë nuk kanë vendosur marrjen në mbrojtje të pesë pjesëtarëve të familjes Alla, dy grupe shërbimi, të përhershme, ndjekin çdo lëvizje të 20- vjeçares dhe familjarëve të saj, për të evituar çdo incident të mundshëm.

“Ne kemi marrë të gjitha masat që pjesëtarët e kësaj familjeje të mos kenë asnjë problem. Nuk merremi me deklaratat e tyre për azil apo largim nga vendi.

Ne kemi shoqëruar me persona civilë çdo ditë 20-vjeçaren dhe familjarët e tjerë. Ato nuk janë izoluar për asnjë moment në shtëpi.

Kanë dalë dhe nuk kanë pasur asnjë problem. Shërbimet tona i ndjekin në distancë dhe bëjnë kujdes që ato të mos kenë probleme”.

Burime të sigurta saktësojnë se çdo 30 minuta patrullat e Policisë, kryesisht me efektivë të veshur civilë, raportojnë në Komisariatin e Policisë së Peshkopisë dhe në Drejtorinë e Policisë Qarkut Dibër për çdo lëvizje të pjesëtarëve të familjes Alla.

H.P.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura