Kërcënimet me jetë dhe pasiguria, Agron Tufa kërkon azil politik në Zvicër. Dorëhiqet si drejtor i ISKPK

SHPËRNDAJE

Agron Tufa, drejtori ekzekutiv i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit ne Shqipëri (ISKPK) ka kërkuar strehim politik në Zvicër.tufa1

Burime per “Panorama” bejne me dije se shkak per largimin dhe kerkesen per strehim  jane bere kercenimet qe ka marre dhe pasiguria për jetën e tij dhe të familjes se tij në vendin tone.

Mesohet se Tufa ka kërkuar zyrtarisht strehim politik ne Zvicër dhe prej andej ka kërkuar dorëheqjen nga drejtori i ISKPK.

Dorehqjen e ka kerkuar permes një letre qe i ka derguar kryetarit te Bordit Drejtues te ISKPK Uran Butka.

Kujtojme se prej disa kohesh Tufa kishte marre disa kercenime permes mesazheve qe i dergonin edhe ne rrjetet e veta sociale, madje shume syresh ai i ka denocnuar edhe ne media.

Shkrimtari Tufa, njeheresh publicist dhe pedagod vjen nga shtresa e te përndjekurve politike te komunizmit. Ai ka drejtuar ISKPK që nga themelimi i institutit ne vitin 2010 deri më sot.

Mund te lexoni edhe:

“Do t’ju mbyllet goja njëherë e mirë! E bëtë hak! Do çoheni nën dhe me soj e sorollop”- Agron Tufa publikon SMS-të kërcënuese: Na duan të vdekur mes sehrit të përgjithshëm shtetëror

Agron Tufa publikon një tjetër sms kërcënuese: O bastardo…

“Kërcënime halabakësh në rrugë dhe me SMS”, Agron Tufa : Nga 78 mijë partizanë, 265 kriminelë

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.