Kërcënimet e Shullazit, prokuroria do thërrasë Berishën të dëshmojë

Apr 29, 2016 | 17:44
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha është një nga personat që me shumë gjasë do të thirret nga Prokuroria për të dhënë deklarimin e tij në lidhje me çështjen e Emiljano Shullazit.

Edhe pse organi i akuzës nuk ka vendosur ende se kur do ta thërrasë Berishën për ta pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni, në vijim të hetimeve ndaj tre të ndaluarve disa ditë më parë, mes tyre Shullazi.

berisha reagimmmProkuroria e Përgjithshme nuk e përjashton mundësinë që ta pyesë edhe ish kryeministrin, pasi për episodin e kanosjes për shkak të detyrës për të cilën është nën hetim Shullazi, regjistrimi i kësaj çështjeje është bërë pas deklaratës së Berishës në rrjetet sociale.

Ajo që duan të dinë prokurorët është se kush janë personat që e informuan Berishën për kërcënimin e profesor Mynyr Konit.

Prokuroria pritet ta thërrasë Berishën pas dëshmive të ish rektorit Dhori Kule dhe rektorit aktual Mynyr Koni.

Të dy profesorët thanë një ditë më parë se nuk i kishin fiksuar njerëzit që i kërcënuan.

Kjo sepse kishin qenë të trembur dhe nuk mbanin mend fytyrat e atyre që u kishin dalë para. Prokuroria për momentin po heton pamjet e kamerave të sigurise të sekuestruara për këtë çështje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura