Kërcënimet dhe protesta nga opozita deri në dorëheqje të tij. Flet Xhafaj: Vazhdoj detyrën

May 16, 2018 | 19:35
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka dal sot një konferencë urgjente për shtyp, ku ka sqaruar pozitën e tij në lidhje me akzuat  që i janë bërë.

Xhafaj u pyet në lidhje me mundësinë e dorëheqjes së tij, por dhe nëse i është kërkuar nga kryemnistri.

Në të gjithë skenarët e mundshëm Xhafaj tha se  në asnjë rast nuk ka pasur në mendje që të jap dorëheqje nga akuzat e opozitës.

xhafajj

A keni menduar ndonjëherë që të jepni dorëheqjen?

Në asnjë rast… Në asnjë rast nuk kam menduar të jap dorëheqjen për këtë shkak, do te jepja në raste të tjera që nuk kam qenë në shërbim të qytetarëve. Nuk ma ka kërkuar asnjëherë dorëheqjen as kryeministri.

Pse u dorëzua sot dhe je më parë?

Besoj se  shpjegimet ai i ka dhënë vetë sot në letrën e bërë publike.

Opozita ka thënë se nëse ju nuk jepni dorëheqjen deri në largimin tuaj, çfarë do bëni ju gjatë kësaj kohe?

Duke bërë detyrën time, në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura