Kërcënime drejt Polonisë/ Deklaratë e fortë e aleatit të Putinit: Na duhen vetëm 6 sekonda për të treguar çfarë jemi të aftë të bëjmë

May 27, 2022 | 11:06
SHPËRNDAJE

Ndërkohë që pushtimi rus në Ukrainë vazhdon, Ramzan Kadyrov, lideri i Republikës çeçene, dhe ushtari më besnik i Vladimir Putin, ka kërcënuar se do të nisë një sulm ushtarak ndaj Polonisë si hakmarrje për mbështetjen që ata i kanë ofruar Ukrainës gjatë gjithë kësaj kohe.

s2Nwq697

Varshava ka qenë një nga aleatët më të fortë të Presidentit Zelensky gjatë pushtimit tre mujor nga forcat ruse dhe ka shërbyer si një rrugëdalje për mijëra refugjatë ukrainas që ikin në Perëndim, dhe gjithashtu i është kundërvënë Rusisë në Parlamentin Evropian duke kërkuar ndalimin e importeve të gazit dhe naftës ruse, shkruan “The Telegraph”.

Por Polonia tani ka rënë pre e fushatave propagandistike Ruse, të cilat kërkojnë të justifikojnë sulmin e tyre ndaj Ukrainës.

Në një video-mesazh të hënën, Kadyrov, 45 vjeç, i cili e quan veten “ushtari më besnik” i Putinit, tha:

“Ukraina është një punë e përfunduar. Ajo që më intereson është Polonia. Çfarë po përpiqet të arrijë Polonia? Pasi të kemi pushtuar përfundimisht Ukrainën, ne mund t’ju tregojmë se çfarë jemi në gjendje të bëjmë në vetëm gjashtë sekonda nëse ka një urdhër që të veprojmë”.

Si një nga bashkëpunëtorët më besnikë të Putinit, Kadyrov ka ndarë shpesh kritikat e tij kundrejt Perëndimit me deklarata të bëra në mediat sociale.

Trupat e Kadyrov janë akuzuar për krime lufte në Ukrainë, megjithëse ai ka mohuar të ketë marrë pjesë në këto veprime. Forcat çeçene dihej se ishin në rrethimin e Mariupolit dhe thuhej se ishin ndër forcat okupuese që vranë civilë në periferi të Kievit.

Kadyrov është akuzuar vazhdimisht nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për shkelje të të drejtave të njeriut, të cilat ai i mohon.

Pergatiti Leandro Bardhuli- Daily Mail

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura