Kërcasin prangat/ Arrestohet ish-ministri i Transportit dhe ish-sekretari i Qeverisë

Nov 14, 2018 | 8:58
SHPËRNDAJE

Nje dite pasi kritikoi ashper arratisjen e Gruevskit, arrestohet me kërkesë të PSP-së, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski dhe ish- sekretari gjeneral i qeverisë në kohën e VMRO-DPMNE-së.

maq

Bashkëpunëtori i ngushtë, Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski tha se ikja e Gruesvkit do të reflektohet negativisht në proceset gjyqësore ku ai gjykohet bashkë me Gruevskin.

“Ashpër e dënoj aktin e tillë, sepse do të ndikojë negativisht mbi rastet gjyqësore në përgjithësi, veçanërisht mbi rastet në të cilat jemi të akuzuar ne të dy”.

Janakieski shton se nuk e ka ndërmend të ikë nga Maqedonia dhe se aktualisht është në Shkup. Ai paralajmëroi se nesër do të paraqitet në seancën gjyqësore për lëndën “Titaniku”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura