“Keqpërdoret nga Rama”/ Alibeaj i përgjigjet akuzave të Berishës: Ata që janë në pazare të fshehta me qeverinë, hedhin baltë mbi çdokënd që mendon ndryshe

May 27, 2022 | 15:23
SHPËRNDAJE

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha i cili e quajti sharlatan dhe bashkëpunëtor të Edi Ramës.

Me anë të një postimi në Twitter, Alibeaj thotë se asnjë formë e vjetëruar e komunikimit nuk e fsheh dot përballjen me të vërtetën.

Alibeaj thotë se deputetët e grupit parlamentar të PD-së nuk janë peng i Edi Ramës dhe shpurës së tij.

Edhe pse nuk e përmend emrin e Berishës, Alibeaj thotë se ata që janë në pazare të dukshme dhe të fshehta me Ramën, dhe që ndër vite kanë dëshmuar mungesë koherence ndaj kësaj qeverie, hedhin baltë mbi çdokënd që mendon ndryshe.

Postimi i Enkeljd Alibeajt:

Asnjë formë e vjetëruar komunikimi nuk e fsheh dot  dështimin në përballjen me të vërtetën dhe vullnetin e lirë të demokratëve. Pazaret e politikës së vjetër janë të vështira të çrrënjosen nga mendësitë e atyre që për 30 vjet mbajnë peng interesin e shqiptarëve. Nuk janë deputetët e grupit parlamentar të PD peng i Edi Ramës dhe shpurës së tij. Ata që janë në pazare të dukshme dhe të fshehta me të, ata që ndër vite kanë dëshmuar mungesë koherence në qendrimet ndaj qeverisë Rama dhe partnerëve të saj, janë sot të njëjtët që hedhin baltë mbi çdokënd që mendon ndryshe. Respekti për interesin e qytetarëve dhe jo për hallin personal është treguesi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura