“Këpuca e Artë”, synimi i radhës/ Manaj merr oferta nga Bundesliga dhe Seria A

Apr 6, 2021 | 16:54
SHPËRNDAJE

Rei Manaj mund të ketë sezonin e ardhshëm një vend në një prej pesë ligave më të rëndësishme në Europë. Aspak e re për të, pasi djaloshi ka luajtur në moshë të re me Interin, kur drejtohej nga Roberto Mançini.

rey-manaj-inter_1dnnq159lqaxv13p9uy8u9vado

Së fundmi, mediat katalanase, pa zbuluar emra, kanë bërë me dije se klubi katalanas po e shfrytëzon formën e shqiptarit për të grumbulluara më shumë oferta. Nga sa bëhet me dije, Bundesliga si dhe Seria A, apo edhe La Liga, janë kampionate prej të cilave ka pasur interesim konkret për shërbimet e sulmuesit të Kombëtares shqiptare. mbetet për t’u parë deri në fund të sezonit se çfarë do të ndodhë me formën në rritje të sulmuesit dhe cili do të jetë destinacioni i ardhshëm për të.

Manaj66

Rei Manaj ka shënuar nëntë gola këtë sezon me skuadrën B të Barcelonës. Si kryegolashënues i ekipit, djaloshi kuqezi renditet i dyti në listën e shënuesve të kampionatit në Ligën e Tretë spanjolle. Manaj është vetëm 3 gola larg vendit të parë, për të qenë kryegolashënuesi i kampionatit të Ligës së Tretë spanjolle (Segunda B, Grupi i tretë).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura