Keni probleme nga aknet? Mjekja tregon në Panorama TV faktorët që e shkaktojnë: Nga gjenetika, tek kontakti me mjekrën e partnerit! Ja çfarë duhet të dini

May 3, 2023 | 10:26
SHPËRNDAJE
Mjekja Aspasia Mishtaku, ka treguar faktorët që e shkaktojnë krijimin e akneve, një nga patologjitë kryesore në fushën e dermatologjisë.

E ftuar në emisionin “Panorama TV”, mjekja u shpreh se gjenetika, dieta e pabalancuar, faktorët stresantë dhe irritantë, si edhe kontakti me mjekrën e partnerit tek vajzat, ndikon në shfaqjen e akneve në fytyrë.

Mjekja Aspasia Mishtaku: “Sigurisht që kemi faktor gjenetik. Problematika e akneve, që është një nga patologjitë kryesore në fushën e dermatologjisë. Kryesisht prej adoleshencës deri në 30-vjeç, pacientët janë përballur të paktën njëherë në jetën e tyre me patologjinë e akneve.

Ne si mjekë duhet të kontrollojmë të gjithë faktorët që e ndikojnë, si gjenetik, hormonalë, faktorët stresantë dhe irritantë që mund të kemi në jetën tonë të përditshme, janë faktorë të tjerë si kontakti me qimet e mjekrës së partnerit. Ky kontakt patjetër është i rrezikshëm për krimin e akneve në tipologji të ndryshme të fytyrës.

Dieta e pa balancuar, me shumë përqindje yndyrash dhe karbohidratesh në të çon në shpërthimin e akneve.

Rutina në shtëpi, larja e fytyrës me larës të përshtatshëm në bazë të tipologjisë së lëkurës, trajtimet e vazhdueshme,

Gjenetika luan rol thelbësor në të gjithë këtë, studimet e fundit kanë treguar se nëse prindërit kanë vuajtur nga kjo patologji, ka probabilitet të lartë që të vuajë edhe fëmija.

Aknet janë një sinjal se si ne po i japim trupit nevojat e veta. Disbalanca hormonale patjetër që shumë shpesh përfaqësohet me patologjinë e akneve.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura