Keni plane për nesër? Ja si do të ndryshojë moti në orët në vijim

Jan 11, 2020 | 15:34
SHPËRNDAJE

81930676_832380907201250_2340611533978992640_o

Vranësira mesatare dhe të dendura kanë përfshirë të gjithë territorin e vendit tonë për shkak të masave ajrore të paqëndrueshme. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak thotë se moti i vranët do të vijojë deri në fund të ditës dhe me kalimin e orëve do të nisin edhe reshjet e shiut me intensitet të ulët.

“Reshjet e dobta do të përfshijnë zonën e jugut dhe atët të qendrës ku lokalisht nuk përjashtohet edhe mundësia e shtrëngatave afatshkurtra. Në zonën e veriut reshjet do të jenë në formën e dëborës; në zonën e verilindjes në lartësitë mbi 300-400 metër dhe në relievet e tjera malore të vendit reshjet e dëborës do të jenë në lartësitë mbi 700-800metër.

Nga relativisht të njejta kushte atmosferike vendi ynë do të ndikohet edhe ditën e nesërme. Moti në pjesën më të madhe të vendit do të jetë i vranët përjashtuar zonën e jugut. Në zonat malore do të ketë reshje të dobta shiu dhe dëbore ndërsa në zonën e qendrës dhe atë të veriut përgjatë orëve të pasdites reshje shiu të dobta.

Temperaturat në orët e mëngjesit pritet të arrijnë nga -3ºC në zonat malore deri në 2ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare, ndërsa në vlerat e mesditës nga 1ºC në relievet malore deri në 14ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare”, raporton SHMU.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura