Keni plane për fundjavën? Ja qytetet ku do ketë reshje. Sinoptikanët: Lumi Buna po i afrohet nivelit kritik

Nov 16, 2019 | 10:08
SHPËRNDAJE

74425024_783350488770959_1844138843847000064_n

Tashmë në stinën e vjeshtës, moti “gri” me vranësira mesatare dhe të dendura, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak raporton se do të na shoqërojë më shpesh.

Ditën e shtunë moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura.

Në zonën e jugperëndimit dhe veriperëndimit do te kete reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Gjatë orëve të pasdites reshjet e dobta përfshijnë vijën bregdetare si dhe një pjesë të ultësirës perëndimore.

Era do të vijoj relativisht intensive me drejtim juglindje – lindje dhe shpejtësi 15-25m/s.

Temperaturat në vlerat e mëngjesit pritet të kenë një rritje prej 1-4 grade krahasuar me sot ndërsa ato të mesditës nuk do të kenë luhatje nga ato të ditës së sotme.

TEMPERATURAT SIPAS IGJEUM

Sot (e shtunë, dt.16) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 14 / 21 °C
në vendet e ulëta: 13 / 20 °C
në vendet malore: 5 / 16 °C

IGJEUM raporton se sot priten reshje të dobëta në qarkun Shkodër dhe lokalisht të dobëta në qarqet Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në pjesën tjetër të qarqeve nuk priten reshje.

“Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, Lumi Buna, ka filluar rritjen e nivelit që prej datës 03.11.2019 dhe do ti afrohet nivelit kritik përgjatë kësaj fundjave. Sipas parashikimeve tona nuk do ketë dalje nga shtrati të lumit Buna. Përgjatë fillimit të javës së ardhshme tendenca e niveleve është me drejtim rënie dhe nuk presim probleme të rëndësishme nga këto prurje në zonën e NënShkodrës”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura