Keni parë ndonjëherë pemë me njerëz? E krijoi Shkupi dhe kërkon të rrëmbejë Guinness-in

Dec 23, 2019 | 21:20
SHPËRNDAJE

Kryeqytet i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, po e sfidon veten këtë vit për të thyer rekordin e Guinness për pemën më të madhe të Krishtlindjes të formuar nga njerëzit.

peme 2

Rekordin për pemën më të madhe të Krishtlindjes me njerëz e mban India që prej vitit 2015.

Nismës së bashkisë ju bashkuan me mijëra banorë të Shkupit.

“Faleminderit të gjithë banorëve të Shkupit që morën pjesë në këtë ngjarje të Vitit të Ri sepse ideja e të gjithë neve është e njëjtë, qyteti ynë të jetë qyteti ku bëhet pema e Krishtlindjeve më e madhja që jeton në botë”, tha kryebashkiaku Petre Shilegov.

Kryebashkiaku ka njoftuar se pamjeto do t’i dërgohen për shqyrtim Guinness-it dhe më pas do priti vendimi.

“Ne presim që këto ditë të marrim një përgjigje nëse kemi arritur të thyejmë rekordin e Guinness.

Pema që mban rekordin kishte rreth 4,020 njerëz. Ne synuam 5,500. Nuk e realizuam atë numër, por në çdo rast pas asaj që pashë nga regjistrimet e dronit, mendoj se arritëm të thyejmë rekordin.

Le të presim që ajo të jetë zyrtare”, tha Shilegov.

peme peme 2 peme 3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura