Keni njerëz në Stamboll? Këtu mund të pyesni për të afërmit tuaj

Jun 29, 2016 | 11:01
SHPËRNDAJE

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar sot duke dënuar sulmin kamikaz në Stamboll që shkaktoi të paktën 41 viktima në aeroportin “Ataturk”.

5772cfa218c7731e8cf4dc85

“Shprehim ngushëllimet më të ndjera për familjarët e viktimave dhe Qeverinë turke, si dhe solidaritet me Turqinë mike dhe vendosmëri për të qenë së bashku në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizimit të dhunshëm. MPJ informon shtetasit shqiptarë se shërbimi konsullor i kësaj ministrie ka vënë në dispozicion adresën elektronike [email protected] dhe numrat e telefonit +355699826678 dhe 08000022 për të asistuar të gjithë ata shtetas, të afërmit e të cilëve ndodhen në Stamboll”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Jashtme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura