Keni informacion se Rama do të shpallet “non grata”? Basha: Ai po sillet si dikush që po pret! Është në krah të Tom Doshit dhe…Ja kush janë dy rrugët

Dec 21, 2021 | 15:33
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha thotë se nuk ka informacion për shpalljen “non grata” të kryeministrit Rama, por i pyetur nga gazetarët për këtë çështje deklaroi se ai po sillet si një person i shpallur non grata.

Basha deklaroi se misioni i tij nuk ka të bëjë me Ramën apo Berishën, por me qytetarët, duke theksuar rëndësinë e vettingut të politikanëve, sistemit zgjedhor të ndershëm dhe reformës territoriale.

Sipas kryedemorkatit dy rrugë ka, ose rikthimi i pushtetit tek qytetarët përmes sistemit të ndershëm zgjedhor ose rruga ku jemi, duke përmendur rastin e Berishës, i cili sot shoqërohej me persona me rekorde kriminale.

Pyetje: A keni informacion se kur do te shpallet Rama non grata?

“E para unë nuk kam asnjë informacion, por ndjekur standardet e transparencës Rama dhe të tjerë meritojn të shpallen non grata,. Edi Rama po sillet si dikush që po pret të shpallet non grata. Këtu nuk ka asnjë dyshim.

Po sillet si dikush që ka frike se nga momenti në moment do shpallet non grata. Prandaj është në krah të një të shpalluri non grata, Tom Doshi, por edhe një personi tjetër që deri para pak kohësh pretendonte se e kishte përballë, por tani i konvergojnë gjuha dhe interesat.

Misioni ynë nuk ka të bëjë me Edi Ramën apo me Berishën, por ka të bëjë me njerëzit. Rruga që ne kemi bërë gati, është ajo e vettingut të politikanëve e sistemit zgjedhor dhe e reformës territoriale.

Dy rrugë ka, ti rikthejmë pushtetin qytetarëve përmes një sistemi të ndershëm zgjedhor, përmes një reforme territoriale, përmes paraqitjes me detyrim në SPAK për hetimin e pasurisë dhe rruga tjetër është ajo që shohim. Deri tani e kemi parë tek Rama dhe të tjerë faktorë politike, Sot e pamë edhe tek Berisha, që solli një kriminel në dyert e PD”, tha ndër të tjera Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura