Keni dëgjuar për ‘Mycoplasma genitalium’? Mjeku Kim Drasa tregon shenjat e infeksionit tek meshkujt dhe femrat: Situata alarmante, qytetarët nuk i dinë pasojat

Nov 15, 2022 | 12:27
SHPËRNDAJE

kim-drasa

 

Mjeku i njohur urolog dhe seksolog Kim Drasa, boton në Panorama.al këtë artikull për të dhënë disa informacione të vlefshme dhe këshilla lidhur me pasojat që shkakton në trup Myciplasma genitalium. Sipas mjekut situata në Shqipëri është alarmante dhe populli nuk është i ndërgjegjësuar për këto dëmtime.

Mycoplasma genitalium është një infeksion që mjeku thotë se mund të shoqërohet me sëmundje klinike si tek meshkujt dhe tek femrat.

Për të dy gjinitë, seksi i pambrojtur dhe numri i lartë i partnerëve të rinj dhe totali i partnerëve janë të shoqëruara me një rrezik në rritje të infektimit me këtë bakter.

Çfarë është Mycoplasma genitalium?

Ky patogjen është një bakter i klasës Mollicutes, i aftë të invadojë, aderohet dhe kolonizon Uretrën dhe traktin genital, përmes kontaktit seksual. Në 580 kilobases, ky ka Genomin më të vogël të gjithë baktereve që njihen deri më sot.

Prevalenca e Mycoplasma genitalium, në Angli është rreth 1.2% për burrat dhe 1.3% për gratë me një pik prevalence në moshat 25-34 vjec, respektivisht.

Në USA nuk ka qënë e njohur sepse nuk është raportuar si infeksion dhe ka patur pak studime epidemiologjike, në popullsinë e përgjithshme. Mirëpo, një studim i fundit ka paraqitur një prevalencë botërore të 1.3% deri 3.9%. Në vendet me nivel të ulët zhvillimi kanë prevalencë më të lartë.

Incidenca në grupet e rrezikut, më të lartë që janë paraqitur në klinikat e shëndetit seksual ka qënë e lartë deri në 35%, vecanërisht në burrat me Uretritis non-gonococcal.

Për të dy gjinitë, seksi i pambrojtur dhe numri i lartë i partnerëve të rinj dhe totali i partnerëve janë të shoqëruara me një rrezik në rritje të infektimit me këtë bakter.

Transmetimi me rrugë Orale-genitale është i mundur por studimet kanë treguar për mundësi minimale e pranisë së M. genitalum, në Faring (fyt).

M. genitalum është një shkaktar I Uretritit non-gonococcal (NGU)—disa herë I referuar si një Uretritis Jo-specifik-në burrat me prevalence 10-35%.

SHENJAT dhe SIMPTOMAT

Pjesa më e madhe e infeksioneve nga M.genitalium janë asymptomatike (pa-symptoma). Mirëpo kur pacientet/tët janë symptomatike, burrat paraqiten me NGU (pra kanë Dysuria dhe /ose sekrecione Uretrale), ndërsa tek gratë symptomatike paraqiten me tipare të sëmundjeve inflamatore Pelvice (PID); p.sh. dhimbjet pelvike (Bacinit) dhe /ose Dyspareunia (dhimbje gjatë kontaktit sexual) dhe/ose hemorragji nga Vagina, pas kontaktit sexual (Intercourse/post- coital).

KOMPLIKACIONET

M.genitalium është fillimisht e shoqëruar me Uretrite non-gonococcal dhe non-Chlamydial tek burrat dhe me Cervicitis tek gratë. Edhe pse këto janë të rralla, tek burrat, komplikacionet sic janë Arthritis dhe Epididymoorchitis (dhimbje dhe enjtje në Scrotum) janë raportuar infeksione ascendente (ngjiten sipër). Për gratë, evidencime më të forta implikojnë Endometritis dhe Salpingitis (inflamacion I tubave Fallopiane), si një komplikacion. Infeksioni nga M.genitalium është, gjithashtu, si një shkaktar potencial i infertilitetit tubal dhe aborteve spontane.

DIAGNOZA

Historikisht, mungesa e një testi të disponueshëm e testimit special të M.genitalium, si ndjeshmëri e varfër e test sensitiv dhe analizave për vlerësim të shpejtë, nuk ka lejuar për vendosjen e shpejtë të diagnozës.

M.genitalium nuk është e dukshme ndër dritën e mikroskopit: Ai ka një cikël të ngadalshëm përsëritës me kërkesa për rritje ekstremisht, të vështira dhe prandaj kultura merr javë dhe muaj, për tu zhvilluar. Prandaj, kjo nuk është praktike, e cila nënkupton që analizat molekulare ofrojnë metoda më të mira, efektive, për caktimin në kohë të diagnozës. Mirëpo, atyre ju mungon, sëbashku, sensitiviteti dhe metoda e vlerësimit adekuat, për vendosjen në kohë të diagnozës. Dhe për këtë arsye nuk përdoren gjërësisht.

Testi më i ri amplifikimit nucleic acid (NAATs) mundësojnë për të përcaktuar DNA ose RNA të M.genitalum, prej mostrave klinike. NAATs janë më tepër sensitive dhe janë duke u rrit numri i implementive në laboratoret në Angli. Mostrat që rekomandohen për pacientët, për vendosjen e diagnozës janë porcioni i 1-rë i urinimit tek burrat si dhe strisho Vaginale tek gratë, të cilat merren vetë ose me ndihmën e personelit mjeksor.

Testimi që përdor, në klinike është sipas teknikes Marey-Stamey, të cilën kam filluar ta aplikoj që në vitin 2005 dhe e kam paraqitur në kongresin vjetor, të Urologjisë Europiane (EAU), Stokholm, 2009 dhe isha rasti I 1rë , në të gjithë urologjinë Shqiptare që fitova të drejtën për paraqitje studimi, personal, në një kongres madhor Europiane por fatkeqësisht, në Shqipëri nuk vlerësohen zbulimet se mbas ketij kongresi, gjithë urologët , në Europe, zbatojne skemën time të mjekimit, në raste të tilla.

Testimin për M.genitalium është fortësisht I rekomanduar, në rastet:
• Burrat, të cilët paraqesin me tipare të NGU;
• Gratë me shënja dhe symptom që sugjestionojnë për PID;
• Rastet kur partneri/partneria sexuale, paraqisin konfirmimin ose suspektohen se kanë M.genitalium.

Për shumicën e pacientëve, M.genitalium nuk shkakton sëmundje dhe nuk ka prova të mjaftueshme që të bëhet rekomandimi për screening (check-up) e të gjithë popullatës.

REZISTENCA ANTIMICROBIALE

Global rezistence e macrolides është tmerësisht e lartë.

Prevalenca, e tanishme, e rezistencës së Macrolideve (grup i vecantë antibiotikësh), në UK, mendohet se është 40% si edhe rreth botës është 30%–100%. Gjithashtu, rezistenca e antibiotikëve për sëmundjet Sexualisht Transmetuese (STIs) është në një rritje problematike, të frikëshme dhe këtu nuk përjashtohet edhe M.genitalium. Kjo rezistencë e macrolideve ndaj luftimit të makrolideve vazhdon të rritet dhe po shkon më tepër se 40%.

Për fat të keq, testet molekulare për të përcaktuar rezistencen anti-mikrobiale nuk janë zbuluar akoma dhe as në USA nuk gjenden. Mungesa e testime, të vlefshme, të rezistences anti-mikrobiale, së bashku me numrin e limituar të antibiotikëvë, të vlefshëm, për menaxhimin e infeksioneve nga M.genitalium, krijojnë një problem sinjifikant kur do vendosim për kurën që do I japim një pacienti me këtë infeksion dhe më keq akoma kur jemi para një rasti që ka infeksion të përsëritur (recurrent) me M.genitalium.

Shëmbull për të kuptuar këtë rezistencë po marrim rastin e antibiotikut AZITHROMYCIN.

Ky antibiotic, para 15 vitesh e zhdukte M.genitalium si edhe Ureaplasma Urealyticum vetëm me një doze 1gr. Absolutisht ka 15 vite që nuk i zhduk këto dy bacterie.

Studimi im, zbulonte që të dy bacteriet (M.genitalium dhe U.Urealyticum) zhdukeshin me:

• Piperacilin, (injeksione intramuskulare) për 10 dite;
• Azithromycin per os (nga goja) për 10 dite.

Urologët e Europes dhe USA filluan mjekimin sipas skemës që paraqita, në këtë studim.
Absolutisht, rezistenca ndaj Fluoroquinoloneve (Ciprofloxacin, Levofloxacin, Moxifloxacini, etj) është bërë e rrezikshme sepse mutacionet në rezistencën e quinoloneve përcaktohet nga parC gene.

KONKLUZIONET
• MYCOPLASMA GENITALIUM: NJË ARMIK I FRIKSHËM;
• DUHET GJETUR NJË MËNYRË E RE DIAGOSTIKIMI DHE TRAJTIMI.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura