Keni dëgjuar për depresionin pranveror? Mjekja psikiatre zbulon në Panorama TV çfarë është dhe si lind. Pse prek vetëm disa persona

Mar 20, 2023 | 9:34
SHPËRNDAJE

Keni dëgjuar ndonjëherë për atë që quhet depresioni pranveror? Kjo është një gjendje e cila prek jo të gjithë njerëzit, me ardhjen e stinës së bukur të pranverës, ku dita zgjatet, orët me diell janë më të shumta dhe temperaturat rriten.

Arjana Rreli mjeke psikiatre ka folur në emisionin Panorama e Mëngjesit këtë të hënë lidhur me këtë gjendje, duke shpjeguar se çfarë është.

“Fjala depresion eshte goxha e madhe e aq me teper stresante per ta degjuar nese i bashkangjitet pranveres.

Simptomat qe ndodhin per disa persona jo per te gjithe i ngjajne shume depresionit por nuk e plotesojne kriterin per depresion se jane shume me te lehta.
Kur pranvera i rëndon keto shenja shkojme te depresioni qe eshte nje kategori problematike e shendetit mendor por qe hyn te semundjet madhore.

Aktualisht ne pranvere eshte nje gjendje e cila i ngjan depresionit per nga menyra se si duke pritur nje stine te re cuditerisht disa njerëz ndihen si ne nje lodhje kronike qe nuk perqendrohen shume mire, qe jane lehtesisht te irritueshëm, mund te kenë ulje te sasise apo dhe cilesise se gjumit. Mund te jete gjume i reduktuar por dhe i shtuar. E gjitha pasohet me ulje te performances qe e ben nje person te mos jete ne nivelin me te mire te gjerave qe ai do i beje gjate dites”.

Si lind?

Rreli: Ka disa teori, nga te cilat njera dhe me interesantja eshte ajo qe lidhet me teorine darviniste. Duke qene se vijme nga gjitaret, te paret tane pershtateshin shume me kollaj se benin nje jete me bazike, pasi dilnin nga shpella ata kishin problematika dhe pershtaten nje menyre fizilogjike qe dhe ne na u shkrua ne gene.

Jo me kot ne flasim ne prancere dhe vjeshte. Ne gjitaret mundoheni te pershtatemi me kete driten qe eshte shume me teper, nje pjese e mire e personave e vuajne se aktivizohet shume sterotonina qe eshte hormoni i humorit, melatonina hormoni i gjumit hutohet dhe kemi diskordance mes asaj qe duam dhe asaj qe na ndodh ne te vertete. Nisim e shfaqim simptomat qe kane lidhje dhe me gjendjet e ankthit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura