Këngëtarja shoqërohet me basketbollistin Dardan Berisha, Adelina Tahiri: Jemi thjesht shokë

Mar 24, 2015 | 11:00
SHPËRNDAJE


Javët e fundit ajo shihet shpesh në Kosovë. Këngëtarja seksi Adelina Tahiri, pas ndarjes me biznesmenin Rolando Sufo, me sa duket ka vendosur të gjejë një të dashur të ri. Siç e dimë, këngëtarja shihet vazhdimisht e shoqëruar me djem të bukur shqiptarë. Këtë herë ajo është parë në një nga diskot e njohura në Prishtinë, duke kërcyer me basketbollistin e njohur që luan me Sigal Prishtina dhe me origjinë nga Peja, Dardan Berisha. Dardani është një djalë shumë simpatik, ndërsa dikur ka jetuar jashtë dhe ka qenë nga lojtarët  më të spikatur në Poloni, i cilësuar si basketbollisti më i mirë në lojërat e Lituanisë. Njëkohësisht ai ka gjendje shumë të mirë ekonomike. Adelina e ka mohuar të jetë në lidhje me të, duke thënë se e ka vetëm shok dhe se vetëm kanë kërcyer, ndërkohë nga djali nuk ka fare reagime. Ndërsa dëshmitarët okularë tregojnë që çifti është parë mjaft afër me njëri-tjetrin gjatë një ditëlindjeje të një miku të përbashkët të Adelinës dhe Dardanit, në Prishtinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura