Këngëtarja serbe vishet nga stilistja shqiptare, po kujt ia kemi parë tjetër këtë fustan?

Oct 30, 2019 | 16:54
SHPËRNDAJE
Këngëtarja e njohur serbe, Jelena Karleusa bëri bujë sot në mediat shqiptare, pasi u shfaq e veshur me një krijim të një stilisteje shqiptare.

Bjondja seksi kishte pozuar për revistën “Story” e veshur me një fustan seksi të stilistes Albina Dyla.

Fustani i tejdukshëm i shkurtër, me një pjesë tyli te busti që i shfaqte gjoksin bombastik, i shkonte pamasë këngëtares serbe.

Por këtë fustan nuk është hera e parë që e shohim, pasi pak ditë më parë Luana Vjollca u shfaq me të njëjtën veshje në reklamën e saj të fundit për pijen energjike.

Moderatorja shqiptare dukej e mahnitshme e veshur me këtë fustan, që ndryshon vetëm në pjesën e gurëve në ngjyrë të kuqe, në krahasim me ata në ngjyrë blu të Jelena-s.

Nuk e dimë nëse Jelena është frymëzuar nga Luana, apo thjesht e ka kopjuar këtë look të moderatores, e cila e ka veshur më herët këtë fustan të krijuar enkas për të.

Pjesa e gurëve në ngjyrë të kuqe dhe stili ektravagant është i personalizuar për bukuroshen shqiptare./icon

View this post on Instagram

Spo kallxooon ?

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on 

<script>

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura