Këngëtarja e njohur flet për puthjen e sikletshme me Gent Zenelajn: Është pjesë e procesit, nuk është problem

May 27, 2022 | 21:22
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Olimpia Smalaj, ka folur së fundmi për eksperiencën e saj të parë si aktore, duke u ndalur te puthja me Gentian Zenelajn.

Ata kanë luajtur krah njëri-tjetrit në “Dashuri dhe Turbulenca”, ku Olimpia vjen në rolin e një stjuardese italiane, me emrin Françeska. Në “Dashuri dhe Turbulenca”, Olimpia i ka pasur turbulencat më të mëdha me Danielin (Gentian Zenelajt) gjatë skenave të puthjeve, të cilat paskan qenë pak të sikletshme në fillim.

Për sa i përket realizimit të puthjeve nuk është se ishte shumë e vështirë, mbase vetëm dubla e parë, që akoma nuk ka pasur një kontakt fizik mes teje dhe personit tjetër, që është pak e sikletshme, por pastaj që duhet të bësh shumë dubla, sepse është pjesë e procesit, nuk është më problem.”-tha ajo e ftuar te ‘Rudina’.

“Dhe sa dubla bëtë?” – ishte pyetja e Rudinës, së cilës Olimpia iu përgjigj: “Aq sa donte Dionis Papadhimitri. Dublat janë pafund, ke planet përballë që janë të dyja, planet vetëm për mua, planet vetëm për Gentin, ke sa të duash”.

Olimpia njihet për deklaratat e saj të drejtpërdrejta dhe pa doreza. Pak ditë më parë ajo zbuloi se kishte patur në moment gjatë provave të ‘Festivalit të Këngës’ ku ishte ndjerë e acaruar për faktin se kishte ndjerë një  lloj diferencimi nga artistët e tjerë të ciët kishin më shumë prioritet.

“Pata një shpërthim gjatë provave. Ishte shumë intensive, kishte një minutazh të caktuar për të bërë prova. Duhet vetëm dy herë prova gjenerale ndërsa disa të tjerë kishin prioritet. E ngrita zërin për diçka që mu duk e padrejtë. Pastaj njëra gjë solli tjetrën dhe desh e theva mikrofonin.”, rrëfeu këngëtarja, teksa gjithashtu shtoi se dhe përse jo në gjendje të mirë shëndetësore ajo arriti të performonte me sukses natën e festivalit.

Olimpia është bërë e njohur për publikun gjatë emisionit të Ermal Mamaqit “Xing me Ermalin” ku ishte pjesë e bandës muzikore si këngëtare.

© Panorama.al

Te lidhura