Këngëtari shqiptar fejohet me modelen e njohur

Aug 11, 2017 | 9:45
SHPËRNDAJE

Jemi në sezonin ku dasmat dhe fejesat janë të shpeshta e pikërisht këtë verë i ka dhënë fund beqarisë edhe këngëari i njohur kosovar Lindi Mehmetaj.

Lindi është fejuar me modelen e njohur kosovare Argjira Blakaj me të cilën është njohur në një sfilatë mode ku Argjira do të sfilonte ndërsa Lindi ishte ftuar të performonte këngët e tij.

Pas disa vitesh së bashkë ata janë fejuar me një festë ku ishin të ftuar familjarë, të afërm e miq, shkruan Tabloid.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura