Këngëtari i njohur tregon se si ‘jeton’ me sëmundjen e zbuluar që 13 vjeç

Nov 7, 2019 | 11:10
SHPËRNDAJE

Ai është një nga këngëtarët më të kërkuar e më të mirë të momentit. Por për herë të parë, Nick Jonas ka ndarë me fansat në rrjetet sociale diçka shumë private.

Përmes një fotoje në ‘Instagram’ ai ka rrëfyer për sëmundjen me të cilën u diagnostikua 14 vjet më parë.

Pjesëtari i grupit të njohur ‘Jonas Brothers’, ka rrëfyer se zbuloi që ishte me diabet të tipit 1 kur ishte vetëm 13 vjeç.

“14 vite më parë unë u diagnostikova me diabetin e tipit 1. Kjo eksperiencë ka ndryshuar mënyrën se si kujdesem për shëndetin tim, stërvitja, ushqyerja e shëndetshme, duke menduar gjithmonë për nivelin e sheqerit në gjak dhe nevojat për insulinë. Ju nuk mund të kuptoni gjithmonë se çfarë do të thotë të menaxhosh një sëmundje të padukshme dhe nga tipi i 1 i diabetit mund të ndihesh i vetmuar dhe i izoluar”, shkruan Nick krah fotos.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura