Këngëtari i njohur, baba për herë të dytë

Oct 4, 2019 | 12:06
SHPËRNDAJE

Një nga anëtarët e njohur të grupit legjendar ‘‘Backstreet Boys’, Nick Carter dhe bashkëshortja e tij Lauren Kitt janë bërë prindër për herë të dytë.

Ata janë bekuar me një vajzë. Vogëlushja erdhi në jetë të mërkurën. Burime nga ‘Us Weekly’ bëjnë me dije se si nëna dhe bebja janë mirë.

Lajmin se do të bëhej baba për herë të dytë këngëtari e dha në maj nëpërmjet një fotoje të ëmbël në të cilën djali i tij po puthte barkun e së ëmës.

          

Burimi: Us Weekly

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura