Këngëtari i jep fund martesës 29 vjeçare, shkak një fanse e tij

Nov 7, 2019 | 12:44
SHPËRNDAJE

Ai është një nga këngëtarët me famë botërore. Por këtë herë nuk do flasim për sukseset e tij në karrierë, por për jetën e tij private. Bruce Dickson do t’i japë fund martesës së tij 29 vjeçare.

Sipas ‘The Sun’, ai po përjeton një dashuri të re me një instruktore fitnesi, Leana Dolci. Kjo e fundit ka qenë fanse e Dickson dhe e ka ndjekur këngëtarin gjithnjë në koncertet e tij.

Madje lidhja është bërë aq e afirmuar, sa ata janë duke bashkëjetuar dhe divorci i këngëtarit është thjesht çështje kohe.

Ky do të jetë një divorc mjaft i shtrenjtë sepse do t’i kushtojë këngëtarit plot 90 milionë paund.

Muzikanti i njohur dhe kantautori Bruce Dickson është këngëtari kryesor i grupit të famshëm ‘Iron Maiden’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura