Këngëtari habit me deklaratën e tij: Fantazoj Amber Heard duke më rrahur dhe më duket “seksi” (VIDEO)

May 27, 2022 | 17:02
SHPËRNDAJE

Dominic Fike po bëhet viral për komentet që bëri për Amber Heard gjatë një shfaqjeje të fundit.

Ndërsa performonte të shtunën, këngëtari 26-vjeçar dhe aktori i Euhporia u ngjit në skenë për një performancë në Universitetin Northwestern, ku i tha audiencës se kishte “vizione” të aktores 36-vjeçare duke e “rrahur” atë.

“Do të jem i vërtetë me ju. Unë në fakt mendoj se Amber Heard është seksi”, tha Dominic në një video që tani është bërë virale në internet. “E di, e di që nuk mendon kështu shumica dhe e di që kjo nuk është fokusi për momentin”

“Por unë kam pasur këto vizione të saj ku ajo më rrah. Mendoj se është e “nxehtë”, -shtoi Dominic.

Ndërsa Dominic bëri këto komente, anëtarët e audiencës mund të dëgjohen duke thënë “Ooh” dhe duke e përshëndetur atë.

Komentet e Dominic rreth Amberit vijnë në mes të gjyqit të saj të gjatë dhe shumë të publikuar për shpifje me ish-bashkëshortin Johnny Depp.

Johnny e paditi Amberin në vitin 2019 për një shkrim të botuar në Washington Post, në të cilin ajo aludonte për akuzat që kishte bërë kundër tij në të kaluarën dhe tha se ishte bërë “një figurë publike që përfaqësonte abuzimin në familje”.

Johnny u përgjigj me një pretendim prej 50 milionë dollarësh, megjithëse Amber nuk e përmendi emrin e Johnny në këtë pjesë ose nuk detajoi ndonjë nga abuzimet e supozuara. Më pas ajo paraqiti një kundërpadi prej 100 milionë dollarësh.

Gjatë një prej dëshmive të saj, Amber pranoi se ajo goditi dhe hodhi gjëra në Johnny.Amber Heard Accuses Johnny Depp Of Sexual Abuse, Penetration With Liquor Bottle

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura