Këngëtari Ermal Meta “ndez” stadiumin “Air Albania”, qytetarët kërcejnë nën tingujt e muzikës italiane dhe shqiptare (FOTO+VIDEO)

Sep 17, 2021 | 21:17
SHPËRNDAJE

Këngëtari i njohur Ermal Meta ka mbajtur një koncert në “Air Albania”, i pari që zhvillohet në këtë stadium.

Ai është ngjitur në skenë duke performuar disa nga këngët e tij më të njohura, ndërsa të shumtë kanë qenë qytetarët dhe fansat që e kanë ndjekur atë dhe kane kercyer nen tingujt e muzikes italiane dhe shqiptare.

Koncerti është zhvilluar nën masat anti-Covid.

Këngëtari, i cili jeton dhe punon në Itali, rikthehet pas tri vitesh në turin e tij të ri muzikor në Tiranë.

Gjatë paradites së sotme, këngëtari është takuar me kryeministrin Edi Rama, të cilit i ka dhuruar edhe librin e tij me piktura.

“Super Ermal Meta e nis turin nga Tirana drejt Italisë. Ishte kënaqësi e posaçme që i ra rruga nga zyra ime, ku u ndal për një bisedë të këndshme”, shkruan Rama.

FOTO LSA

ermal meta-koncert-air albania (3) ermal meta-koncert-air albania (4) ermal meta-koncert-air albania (5) ermal meta-koncert-air albania (6) ermal meta-koncert-air albania (7) ermal meta-koncert-air albania (8) ermal meta-koncert-air albania (1) ermal meta-koncert-air albania (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura