Këngëtarët që u bënë aktorë, i fundit Shpat Kasapi, i cili do të vijë me një film

Feb 5, 2016 | 13:22
SHPËRNDAJE

Të rralla janë në botë ata personazhe që janë super të suksesshëm në dy profesione, duke pasur dy talente. E të tillë e mjaft të rrallë janë ata artistë shqiptarë, të cilët jo vetëm në muzikë, por edhe në aktrim po shkëlqejnë.

Ndoshta është i vetmi me karrierë të madhe muzikore, artisti Sabri Fejzullahu, që edhe kur aktronte, ishte mjaft i suksesshëm. Por edhe më parë, sidomos në skeçet humoristike apo me stile parodie, kanë provuar talentet e tyre edhe Adelina Ismajli, Leonora Jakupi e disa të tjerë. E dy vitet e fundit shihet një modë e shumë këngëtarëve shqiptarë, të cilët të ftuar nga producentë dhe regjisorë të ndryshëm, pranojnë të jenë qoftë edhe për t’u dukur në ndonjë rol jokryesor në filmin e tyre.

E duke qenë tregu i lirë dhe treg komercial, këta regjisorë kanë bërë llogari se prania e një reperi si Noizy apo një këngëtareje si Zajmina do t’u sjellë atyre publik dhe mjaft shikime edhe online. Le të kujtojmë disa prej këngëtarëve që provuan edhe të jenë aktorë, apo të tjerë që sapo kanë marrë një ftesë për të luajtur në një projekt kinematografik. Një film që u prit shumë mirë dhe u diskutua shumë edhe në kohën kur xhirohej ishte “Zori”. E nëse doni të dini se pse bëri aq shumë bujë, ishte prania e shumë këngëtarëve, artistëve dhe personazheve të showbizit aty.

noziu ne zori

Prania e këngëtarëve Meda, Zajmina Vasjari, Gold Ag, e shumë e shumë të tjerëve do të bënte që ky film të shihej edhe nga fansat që i kanë dëgjuar dhe ndjekur gjithmonë këta këngëtarë. Por mendohet të nisë një tjetër episod me këtë titull, por duke mbajtur numrin 2 tashmë, e ku flitet se aktorët do të jenë së bashku me shumë këngëtarë në këtë film.

zajmina en film zori

E sa ia kanë dalë për shikueshmëri dhe ndjekje, ne mund të flasim, ndërsa për profesionalizmin në rol flasin vetëm ata që janë kompetentë për këtë. Kaq shumë u është futur në gjak roli i aktorit, saqë këngëtarët shqiptarë nuk duan ta provojnë vetëm në klipet e tyre, por edhe nëpër filma. Dëgjuam që talenti më i ri që ka nisur të luajë film është këngëtari Shpat Kasapi.

Ai këto ditë ka qenë edhe në Turqi për të xhiruar një pjesë të filmit me ekipin nga Tirana dhe Kosova. Por të mos harrojmë se aktor është bërë edhe koleguj i tij, madje flitet duke e lënë anash muzikën, sidomos atë shqiptare, siç është Bertan Asllani.

shpati en film me aktoret

E pyetja lind: A do të jenë më të sukseshëm ata në filma apo në muzikë, pasi në këtë të fundit, ata shpeshherë dinë të sjellin hite? Atëherë duhet të presim edhe pak të shohim…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura