Këngëtaret që lanë përkohësisht muzikën për t’u bërë moderatore në TV

Oct 13, 2015 | 14:58
SHPËRNDAJE

bigmama
Koncertet dhe pagesat e këngëtarëve kanë rënë, shumica e atyre që mund dhe kanë kapacitet të performojnë live, e shfrytëzojnë këtë veti për të kënduar nëpër dasma dhe ahengje familjare, të tjerëve u ngelet të mbajnë suksesin nëpër rrjete sociale dhe evente të ndryshme, ku pagesat janë më se minimale. E për të dalë nga kjo krizë, disa nga këngëtarët tanë kanë hapur biznese të ndryshme e disa të tjerë po shijojnë suksesin nëpër hapësirat televizive si moderatore.

Këtë detyrë të re e filloi Eliza Hoxha, një nga emrat më të njohur të skenës kosovare me profesion arkitekte, e cila krahas punës si profesoreshë universitare, po bën edhe moderatoren tek emisioni ‘’Çelësi’’ në RTV21, që është me karakter social, ku Hoxha trajton tema që kanë të bëjnë me ndërtimin dhe arkitekturën.

edona

Pas Elizës, një shou televiziv të dielave nisi edhe këngëtarja Vesa Luma, por në televizionin tjetër rival, KTV. Ajo e emërtoi emisionin ‘’E diela me Vesën’’, shou ky me karakter argëtues dhe me të ftuar personalitete të ndryshme nga jeta publike te shqiptarët. Vesa, duke qenë dobët me koncerte nga konkurrenca e lartë, ka menduar që t’i sigurojë vetes një angazhim dhe një pagë tjetër.

vesa
Kurse në Shkup ka dy javë që ka rifilluar një shou televiziv dyorësh, drejtuar nga Big Mama, e cila programin e saj e ka të mbushur me lojëra dhe të ftuar nga skena dhe personalitete të ndryshme të botës së ekranit. ‘’Një kafe me mamën’’ shfaqet çdo të diel në TV21 në Shkup, televizion ky i sapohapur atje. E në anën tjetër, edhe pak kohë pritet që edhe këngëtarja e cila e kishte axhendën e stërmbushur, Edona Llalloshi, të fillojë emisionin e saj. Pas lajmit se do bëhet nënë për herë të dytë, ajo ka dhënë edhe lajmin për emisionin që do drejtojë në një televizion në Kosovë, krahas asaj se do lançojë edhe një këngë të re gjatë shtatzënisë së dytë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura