Këngëtarët e njohur mblidhen në Shkup për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti

Nov 30, 2019 | 15:11
SHPËRNDAJE

Tragjedia që preku Shqipërinë mëngjesin e së martës, dëshmoi edhe njëherë se populli ynë nuk është vetëm dhe se të gjithë bashkë mund të bëjmë gjëra të mëdha dhe me vlerë! Pas pasojave tragjike, ku 51 vetë humbën jetën nga kjo fatkeqësi natyrore që prej disa ditësh janë bërë publike thirrjet e ndryshme për donacione si nga shteti, ashtu edhe nga organizatat jofitimprurëse në vend, e institucione të tjera të rëndësishme.

 Këtë herë, ka qenë radha e këngëtarëve të njohur nga Kosova e Maqedonia që përmes një konference për shtyp të kërkuar dhe organizuar nga Tuna, ata kanë bërë një dalje publike me tematikë tërmetin që goditi Shqipërinë dhe donacionet e mbledhura deri në këto momente.

Këngëtaret Big Mama, Mimoza Mustafa, Tamara Todevska, Lori e Fifi ishin gjithashtu të pranishme në këtë konferencë, ku diskutuan për gjendjen e vështirë të popullit shqiptar pas tërmeteve. Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Maqedonisë së Veriut dhe Park Hospitality Group, Tuna ka bërë të ditur se janë grumbulluar afro 2, 467, 000 den, që përkthyer në euro, janë rreth 40 mijë në total.

“Sot në Four Park Hospitality Group me mbështetjen e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë Veriore, bashkë me kolegët dhe miqtë e mi nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia mbajtëm konferencën për shtyp me iniciativën e përbashkët për të grumbulluar donacione për ndihmën dhe mbështetjen e viktimave të prekura nga tërmeti në Shqipëri”!

Gjatë konferencës u bë me dije shuma e grumbulluar nga donacionet e momentit dhe ajo llogaritet në 2,467, 000 den ose afro 40 mijë euro. Në të njëjtën kohë gjatë konferencës u ftuan qytetarët dhe kompanitë e shtetit për të bërë donacione në forma monetare edhe më tutje. Faleminderit të gjithëve për secilin kontribut tuajin! Nuk jeni vetëm”, ka shkruar artistja në Instagram.

Me shembullin e tyre fisnik, këta artistë të dashur për publikun, por jo vetëm e shumë të tjerë që përgjatë ditëve i kanë bërë publike ndihmat dhe angazhimet e tyre për të prekurit nga tërmeti, na dëshmuan se ne nuk jemi vetëm! Dhe kjo është kaq shumë për t’u vlerësuar si gjest!/class

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura