Këngëtaret dhe modelet e Kosovës, lakuriq në ekspozitën e Tiranës

May 20, 2015 | 14:34
SHPËRNDAJE

Dafina Zeqiri
Fotografi nga Kosova, Arton Humolli zhvesh bukuroshet në Tiranë. Lakuriqësia e këngëtares Dafina Zeqiri apo e modeleve Liberta Spahiu, Ema Uka, Dhurata Lipovica dhe Saranda Shala përbëjnë titullin e ekspozitës “Trup e shpirt”, në sallën e vogël të Galerisë Kombëtare të Arteve. Ato janë vetëm pesë Afërdita, perëndesha të bukurisë, që nudos artistike i veshin edhe simbole kombëtare. Pjesë e kësaj ekspozite është edhe një fotografi e realizuar për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, me modelen Saranda Shala. Të 29 shkrepjet lakuriqe të Arton Humollit janë bardhezi dhe çdokush mund t’i shohë nga afër përgjatë 10 ditëve në vijim. Ashtu siç lë të kuptohet edhe titulli i ekspozitës, Humolli ka tentuar që nëpërmjet fotografisë ta paraqesë femrën në formë arti, sensuale, por edhe me shumë shpirt. Ai është i vlerësuar me disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, ndërkohë që fotografitë e tij botohen në revistën franceze “Photos”.
Drenusha Xharra
Dhurata Lipovica

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura