Këngëtares shqiptare i vodhën makinën, ajo gjen “hajdutin” dhe e filmon

Nov 24, 2017 | 12:46
SHPËRNDAJE

Ditë më parë e gjithë vëmendja e medieve sillej rreth këngëtares Shkenda Dubiva, për shkak të vjedhjes së makinës të cilën dikur e pranoi si dhuratë, por nuk u mësua kurrë adresa nga i erdhi. 

Këngëtarja, e konfirmoi një gjë të tillë përmes rrjeteve sociale, e brengosu pas kësaj që i kishte ndodhur, e padyshim edhe në kërkim të zbulimit të autorit të kësaj vepre, shkruan Kosovarja. Akoma nuk është zbuluar asgjë rreth kësaj çështjeje, të paktën Shkenda nuk ka dhënë detaje të reja, por një video të publikuar së fundi, del të ‘zbulohet’ personi i kërkuar.

Natyrisht, në suaza të shkasë, Shkenda akuzon aktorin e mirënjohur Fatos Kryeziun, për vjedhjen e makinës, derisa i njëjti e pranon një gjë të tillë, duke ironizuar në po të njëjtën mënyrë. Kjo realisht, nënkupton një raport tejet të afërt mes tyre, ndërsa për pjesën e nxjerrjes në pah të ndodhisë së fundit që përjetoi Shkenda, mbetet të pritet deri në zbardhjen e rastit.

 <script>

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura