Këngëtaren e akuzuan për tradhëti, ajo u jep përgjigjen live

Aug 12, 2018 | 11:46
SHPËRNDAJE

Kengetarja e njohur Ariana Grande eshte vene ne qender te kritikave për lidhjen me Pete Davidson, me te cilin eshte fejuar. Ndjekësit e saj në Instagram, pasi kanë parë një listë të këngëve që bëjnë pjesë në albumin e ri të Grandes, kanë lënë komentet e tyre veçanërisht për një këngë që duket se është dedikim për bashkëshortin e saj të ardhshëm dhe si titull mban “Pete Davidson”.

ARIANA-GRANDE

Ka qenë një ndjekëse e yllit të popit, ajo që pasi ka thënë se nuk do ta dëgjojë asnjëherë këtë këngë të albumit të ri dhe ka marrë një përgjigjë jo dhe aq të sjellshme nga Grande, ka vazhduar “përplasjen” duke thënë:

“Ari tradhëtoi Mac-un!” – duke iu referuar ish të dashurit të këngëtares, Mac Miller. Duke mos duruar më, autorja e hitit “God is a Woman” ka sqaruar njëherë e mirë komentuesen duke i thënë:

“Nuk e kam bërë… po gjithsesi, mund të shkosh të bezdisësh dikë tjetër? Je shumë e mërzitshme”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura