“Këngëtarë, shou me drita dhe koreografi me 400 fëmijë”, e konfirmon Duka: Ndeshja ndaj Francës luhet në “Arena Kombëtare”

SHPËRNDAJE

Nuk ka më dyshime! Shqipëria do të luajë në Tiranë ndeshjen e fundit kualifikuese kundër Francës më 17 nëntor. Përtej çdo aludimi të deritanishëm, është presidenti i FSHF-së, Armand Duka, që qartëson dhe konfirmon edhe një herë se ndaj kampiones së botës në fuqi, Francës do të luhet në Arenën Kombëtare.

Duka Procesi Sportiv

Kreu i FSHF-së, ka saktësuar detaje të organizimit në ceremoninë e inaugurimit, për edhe ka bërë me dije një hap të radhës që i duhet Kombëtares, për ta plotësuar spektrin e arritjeve sportive.

“Lajmet për moszhvillimin e ndeshjes në Tiranë janë vetëm për të siguruar klikime. Sepse lajmi i keq merr më shumë të tilla sesa lajmi i mirë. Jo vetëm që kemi ndarë ftesat, jo vetëm që kemi ndarë biletat por njerëzit edhe kanë paguar biletat e avionëve. Apo francezët kanë paguar edhe çarterin për të ardhur dhe për të luajtur ndeshjen. Kështu që kjo gjë, nuk mund të vihet në dyshim. Është e vërtetë që punohet dhe deri në moment të fundit do të punohet”, ka saktësuar Duka në një intervistë për “Top Channel”.

“Rreth 15 minuta para fillimit të ndeshjes, do të ketë këngëtarë, shou me drita, fishekzjarre si dhe koreografi të realizuar nga 400 fëmijë në fushë. Do të jetë një ceremoni e bukur dhe me këngëtarë, le të themi pikant, që kanë lidhje me futbollin shqiptar. Uroj dhe e ftoj trajnerin dhe futbollistët që të përqendrohen shumë mirë tek Andorra. Të na lejojnë të gjithë neve që ta presim me kënaqësi datën 17 sepse nëse nëse nuk do të bëjnë një rezultat pozitiv, do të na e prishin në një farë mënyre festën.

Objektivat? Objektiva në nivelin e ëndrrës kanë qenë për mua pjesëmarrja në Europian dhe ndërtimi i stadiumit. Futbolli shqiptar meriton më shumë. Pjesëmarrja në një kupë bote do të ishte fantastike për Shqipërinë”, ka përfunduar Armand Duka.

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.