Këngët që kapën miliona klikime në 4 muajt e parë të 2016-s

Apr 20, 2016 | 14:21
SHPËRNDAJE

Sa miliona e miliona do të numërojmë deri në fundin e vitit, i cili ka edhe 8 muaj të tjerë, por urojmë që këngëtarët tanë të mos krenohen vetëm me “like”, por edhe me hite që mbesin e nuk zhduken. “Kjo këngë kapi 1 milion klikime për 2 apo 3 ditë”.

Tituj të tillë shkrimesh në rrjetet e shumta sociale na shohin sytë çdo ditë. E barometri më i madh i suksesit vazhdon të jetë kanali YouTube, nëse një këngë s’ka arritur klikime të shpejta dhe të shumta, nuk mund të jetë hit, gjithmonë në bazë të opsionit “like”.

maxresdefault (1)

Jemi në mesin e muajit të katërt të vitit 2016 dhe deri tani kanë ardhur plot këngë, të cilat në bazë të klikimeve, janë shndërruar në superhite, sidomos bashkëpunimet e shumta, dhe imagjoni se si do të bombardohet skena muzikore shqiptare deri sa të arrijë vera e nxehtë.

Megjithëse nuk dihet ende dhe nuk e besojmë se këta artistë do të mbeten vetëm me një këngë gjatë këtij viti, duke pasur parasysh vitin e kaluar ku ata sollën dy e më shumë këngë, të cilat mbeten dhe u dëgjuan vetëm gjatë verës së kaluar.

Nora Istrefi, Dafina Zeqiri, 2po2 dhe Flori, Capital T, Enca, Noizy, Getinjo dhe Baby G, Adelina Berisha, Alban Skenderaj, Dhurata Dora, Soni Malaj dhe Skivi, Cozman, Getoar Selimi dhe Onat, Kida dhe Ermali, Blero, Young Zerka, Blunt & Real 1 etj., janë disa prej emrave që kanë publikuar këngë në 2016-n.

Po deri tani, një duet mes Etnon dhe Genta Ismajlit ka kaluar shumë parashikime në bazë të klikimeve e që megjithëse doli në muajin e tretë, ajo deri tani ka kaluar mbi 10 milionë shikime, apo e Nora Istrefit me këngën “Sa t’kom dasht” mbi 7 milionë klikime.

genta-dhe-etnon1

Hite klikimesh dhe jo shaka mund të themi, por edhe bazauar në faktin se të gjithë, i madh i vogël, e ridëgjojnë duke shtypur “klik” disa herë gjatë ditës një këngë që u pëlqen. Imagjinoni për një moment një bllokim interneti, apo kanali muzikor çfarë kaosi do të jetë, apo ndoshta duhet të hapim veshët sërish në radio, si dikur, për të dëgjuar taman se cila këngë po ka sukses e cila jo.

Nora-Istrefi

Por nëse një emër si Etnon, Genta, apo Nora e pret suksesin, po na befason kur dëgjojmë se edhe kënga më e re ardhur vetëm nga reperi Cozman me titull “Si Dje”, që ka vetëm 10 ditë e publikuar, arrin të fitojë mbi 2 milionë klikime, megjithëse nuk është ndonjë këngë që po komentohet shumë. E befasi na solli edhe këngëtarja e re dhe trendi, BabyG, ku në duet me Getinjon mblodhën për më pak se një muaj mbi 6 milionë klikime me këngën “Monster”, por edhe këngëtraj seksi Fjolla Morina me Elinel ,me këngën e tyre super të diskutuar si “Trileqe”, për dy muaj arritën mbi 5 milionë klikime.

fjolla-3_5069

Sa miliona e miliona do të numërojmë deri në verë apo deri në fundin e vitit. Gjithsesi, urojmë që këngëtarët tanë të mos krenohen vetëm me “like”, por edhe me hite që mbesin e nuk zhduken, gjithashtu urojmë që taman hitin veror ta kenë lënë për verën e nxehtë që po vjen.

download

Lista e këngëve më të klikuara janar-prill 2016

Etnon dhe Genta Ismajli “Shake it” (10 milionë klikime)

Nora Istrefi “Sa t’kom dasht” (7 milionë klikime)

Getinjo Baby G “Monstër” (6 milionë klikime)

Fjolla Morina “Trileqe” (5 milionë klikime)

Cosman “Si dje” (2 milionë klikime)

Përgatiti: MAKSIM GJOKAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura