Këngë për kryeministrin: Edi Rama o yll epoke, rreze drite vepra jote

Jul 8, 2015 | 8:44
SHPËRNDAJE

Mes morisë së këngëve që shqiptarët u këndojnë udhëheqësve nuk kishte si të mungonte edhe një për kryeministrin Rama.

Në Youtube është duke qarkulluar një këngë e kënduar për Ramën, nga këngëtarja Linda Morina. Me një tekst që nuk lë shumë vend për koment, lartohet figura e Ramës, si një trim i madh i idealit.

Pjesë nga teksti i këngës:

Këndoj trimin o nga Tirana, kryeministrin Edi Rama

Edi Rama, djali i Kristaqit, trim i madh o i idealit

Ti punove o me drejtësie, Shqipëria o ta dha votën tye

Rnoft Partia o Socialiste, me Edi Ramën o kryeministër

Edi Rama o yll epoke, rreze drite o vepra jote

Edi Rama o vizionare, Shqipëria o jonë krenare

Po feston o Shqipëria, me Edi Ramën o lulëzon qeveria

Ty të don o kombi shqiptare, oooo Edi Ramaaa, është legjendë e gjallëëë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura