Kënga në youtube “Tom Doshi në lule të rinisë, na i ka prirë demokracisë”

Feb 28, 2015 | 23:11
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Socialiste, Tom Doshi është rikthyer në qendër të mediave në kampin e majtë pas deklaratave të forta në adresë të kryeministrit Rama.

Për herë të parë a mori vëmendjen e mediave verën e kaluar pas akuzave të forta që bëri për ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri duke arritur deri aty sa aludoi se ai përdorte lëndë narkotike.

Ndërsa këtë herë ai është marrë me kryeministrin Rama duke e quajtur bukëshkalë.

Teksa Doshi është kthyer në lajm të parë për mediat, në rrjetet sociale janë shpërndarë dy këngë që i janë kënduar deputetit të Shkodrës.

Në tekstin e tyre, në dialektin gegë, flitet për deputetin i cili lufton për demokraci dhe që i ka bërë ballë Sali Berishës.

“Tom Doshi në lule të rinisë, na i ka prirë demokracisë”, thuhet në një prej vargjeve për deputetin socialist.

Sipas postimit të këngëve në youtube dhe fotografive që e shoqërojnë kuptohet se ato janë bërë pak ditë përpara zgjedhjeve të 23 qershorit 2013.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura