Kënga Magjike/ Këngëtaret “shpëtojnë” nga Aurela, kësaj here vetëm spektatore

Dec 9, 2017 | 19:10
SHPËRNDAJE

Ka fituar tri herë “Këngën Magjike” dhe me shumë gjasa sa herë që do merrte pjesë, do ta fitonte sërish. Kjo për arsyen se Aurela Gaçe është jo vetëm një këngëtare e jashtëzakonshme, por edhe një personazh me shumë sharm dhe humor që arrin të bëjë për vete këdo. Dhe në formulën e zgjedhjes së fituesit, të kesh këto kualitete, është shumë e rëndësishme.

Bes Kallaku ka bërë disa herë batutën, që tani po e mbyllim sepse dihet që fiton Aurela Gaçe, ndërkohë që Aurela është argëtuar pa fund, teksa e ndiqte si spektatore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura