‘Kënga’ e studentëve për qeverinë: Nuk paguajmë korrupsionin (VIDEO)

Jan 21, 2016 | 10:05
SHPËRNDAJE

Studentë të Fakultetit të Shkencave Sociale, të mbështetur edhe nga studentë të fakulteteve të tjera të universiteteve publike, kanë mbyllur derën e fakultetit këtë mëngjes të acartë për të shprehur revoltën e tyre ndaj zhvatjes së studentëve nëpërmjet tarifave të kripura.

studentet6

Ata kanë krijuar sërish një “këngë” për qeveritarët dhe pushtetin që sipas tyre po u heq mundësinë e studimeve të larta në arsim publik falas.

Asnjë lek për krizën tuaj,
nuk paguajmë vërtetime
as tarfia as kredite
nuk pagujamë për konvikte
në mizerje në mjerime
as për libra për diploma
nuk paguajmë për kartona
nuk paguajmë për dekanin
s’jap haraç për rekotoratin
nuk paguaj korruptimin
kompromisin dhe mashtrimin
nuk paguajmë për reformën

Studentët bllokojnë Fakultetin e Shkencave Sociale

Po ndodh tani: Studentë të Fakultetit të Shkencave Sociale, të mbështetur edhe nga studentë të fakulteteve të tjera të universiteteve publike, kanë mbyllur derën e fakultetit këtë mëngjes të acartë për të shprehur revoltën e tyre ndaj zhvatjes së studentëve nëpërmjet tarifave të kripura. Ky janar nisi gjëmën e pritshme për studentët: detyrimin për të paguar një çmim të papërballueshëm për ushtrimin e të drejtës kushtetuese për të studiuar. Nuk mjafton vetëm agresioni qeveritar me përcaktimin e nivelit të tarifave. Atij i shtohet dritëshkurtësia dhe arroganca e drejtuesve universitutarë në pranimin e këtij niveli tarifash dhe detyrimin e studentëve nëpërmjet sanksioneve për t’i paguar ato një orë e më parë.Studentë, pedagogë, qytetarë, bashkohuni me ne!

Posted by Për Universitetin on Wednesday, January 20, 2016

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura