Kënga e re e Drake dedikim për Rihanna-n? Një kthim pas në historinë e ndërlikuar të dy yjeve botërore

Jun 27, 2022 | 17:52
SHPËRNDAJE

PANORAMA PLUS/ Kur bëhet fjalë për emrat e mëdhenj të hip-hop-it, një sërë artistësh vijnë në mendje. Nga Ye dhe Jay-Z, tek Kendrick Lamar dhe J. Cole, lista është plot me tekstshkrues të talentuar që kanë dominuar industrinë e muzikës. Sidoqoftë, një nga artistët më të mëdhenj që ka ndryshuar peizazhin e repit botëror është fituesi i Grammy-t, Drake.

drakerihanna

Pasi bëri debutimin e tij në vitet 2010, ish-aktori i “Degrassi” ka mahnitur entuziastët e muzikës me tekstet e tij. Me kalimin e viteve, muzika dhe ndikimi i Drake janë rritur në nivele të paimagjinueshme.

Më 16 qershor, Drake tronditi miliona ndjekësit e tij të mediave sociale kur njoftoi publikimin e albumit të tij të shtatë të shumëpritur, “Honestly, Nevermind”.  Megjithatë, që nga publikimi i tij, albumi ka marrë vlerësime të ndryshme nga kritikët. Në një përmbledhje nga Clash, albumi u përshkrua si “një enigmë që do të marrë shumë kohë për t’u zhbllokuar plotësisht”. Ndërsa Clash ishte pak më pozitiv, Evening Standard e përshkroi albumin si “muzikë me sfond veror”.

Menjëherë pasi Drake lançoi albumin e tij të ri, fansat ishin të etur të dëgjonin se çfarë kishte gatuar artisti kanadez. Megjithatë, pas publikimit të tij në mesnatë, entuziastët e muzikës u njohën me një anë të re nga Drake. I mbushur me elementë House, Tekno dhe R&B-Rap, “Honestly, Nevermind” është shumë larg nga publikimeve të tij të mëparshme. Një këngë në album që me të vërtetë përfshin muzikën House është “Massive”.

Në fillim të këngës, mund të dëgjohet një zhurmë e vetme para se të shfaqen vokalet e Drake. “Kam qenë vetëm në mendimet e mia. Nuk mund ta mbush këtë boshllëk mes tyre. Nuk mund të duroj të të humbas,” -thuhet në tekst. Ylli nga Toronto këndon për gabimet e tij të së kaluarës, ndërsa gjithashtu i lutet të dashurit të tij t’i japë atij një shans tjetër. “Ne mund ta lëmë këtë pas nesh. Zemër, mund të gjejmë njëri-tjetrin përsëri, e di,” -thotë ai.

Ndërsa kuptimi i vërtetë i “Massive” është i panjohur, artisti i “Pound Cake” mund të ketë qenë duke iu referuar marrëdhënies së tij më të komentuar në media, ajo me legjendën e popit Rihanna. Gjatë viteve 2010, të dy ishin të lidhur në një situatë “do ia dalin ata, apo jo”. “Ajo është dikush me të cilin kam qenë i dashuruar që kur isha 22 vjeç,” -tha ai ndërsa i jepte asaj çmimin ‘Vanguard’ në MTV Music Video Awards 2016. Megjithatë, në vitin 2018, artistja e “Kiss It Better” zbuloi se të dy nuk “kishin më miqësi” në një intervistë për Vogue.

POR LE TË BËJMË NJË KTHIM PAS- ÇFARË NDODHI MES DRAKE DHE RIHANNA

Rihanna dhe Drake ndezën thashetheme për romancë që nga viti 2009. Spekulimet filluan të qarkullonin pas ndarjes së Ririt me ish-të dashurin e saj, Chris Brown. Yjet thuhet se kishin një lidhje deri në vitin 2017. Gjatë gjithë kësaj kohe, Rihanna u shpreh se ata ishin thjesht miq të mirë.

Megjithatë, në intervistën e saj të vitit 2018 me ‘Vogue’, themeluesja e ‘Fenty Beauty’ foli shkurtimisht për marrëdhënien e saj me Drake. Shkrimtarja e Vogue, Chioma Nnadi, pohoi se ylli u duk në siklet dhe e lënduar kur u përmend emri i Drake. Rihanna më pas foli për fjalimin e saj në VMA të vitit 2016, ku reperi kanadez kishte thurur lëvdata për këngëtaren barbadiane. Duke reflektuar për të dy vjet më vonë, Rihanna tha: “Ai fjalim ishte ndoshta pjesa më e pakëndshme. Nuk më pëlqejnë shumë komplimente. Nuk më pëlqen të më lavdërojnë.”

E pyetur për statusin aktual të miqësisë së tyre, këngëtarja e “Only Girl” tha: “Tani nuk kemi miqësi, por as armiqësi. Është ajo që është.”

Rihanna dhe Drake u takuan për herë të parë në vitin 2005, kur reperi po xhironte videoklipin për Pon De Replay në një restorant në Toronto. Drake, i cili ishte një artist i ri në atë kohë, “luajti muzikë në sfond në restorant ndërsa njerëzit hanin darkën”.

FILLUAN TË TAKOHEN NË 2009

Sipas Page Six, dyshja thuhet se dolën në një takim në vitin 2009 dhe u panë në Lucky Strike në New York. Megjithatë, në intervistat e saj të mëvonshme, Rihanna u shpreh se ata ishin thjesht miq.

KOMENTET E DRAKE MBI RIHANNA GJATË NJË INTERVISTË 2010

Në intervistën e tij me ‘The New York Times’, këngëtari i ‘One Dance’ pohoi se ndihej i përdorur nga Rihanna. Ai tha: “Unë isha një peng. E dini se çfarë po më bënte ajo? Ajo po bënte pikërisht atë që unë u kam bërë shumë grave gjatë gjithë jetës sime, që është t’u jepja atyre kohë cilësore, pastaj të zhdukeshin. Unë thashë: “Uau, kjo qenka e tmerrshme.” Pavarësisht qëndrimit të tij për marrëdhënien e tyre, Drake kishte vetëm gjëra të mira për të thënë për Rihannën. Ai e quajti atë një “person të pabesueshëm”.

BASHKËPUNIMET MUZIKORE NDËR VITE

Pavarësisht marrëdhënies së tyre në dukje të trazuar, muzikantët prodhuan disa këngë mega-hite. Disa nga hitet e tyre më të mëdha janë ‘What’s My Name’ (2010), ‘Take Care’ (2011) dhe ‘Work’ (2016).

BEEF-I I DRAKE ME ISH-IN E RIHANNA-S, CHRIS BROWN

Në vitin 2012, TMZ raportoi se Drake u zu me Chris në një klub në NYC, por i pari mohoi të kishte ndodhur një grindje. Por, ai ironizoi keq Chris gjatë intervistës së tij të vitit 2013 me Elliott Wilson në podcastin ‘Keep It Thoro’. Ai bëri komente të tilla si: “Pasiguritë e tij janë fakti që unë bëj muzikë më të mirë se ai, se jam më i këndshëm se ai dhe se në një moment të jetës, gruaja që ai do ra në prehrin tim”.

Muzikantët u panë të kapur për dore nga paparacët në Londër një vit më vonë. Ndërsa themeluesja e ‘Fenty Beauty’ nuk e pranoi kurrë se ishte në një lidhje me këngëtarin kanadez, ky i fundit la hapësira për gjatë viteve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura