“Kënga e ex-it”/ I vendosin në sfond bashkëpunimin e Loredanës me Noizyn, ja si reagon Mozzik (VIDEO)

Jun 30, 2022 | 15:04
SHPËRNDAJE

Panorama Plus/ Ata janë një nga çiftet më të përfolur për ndarjet dhe ribashkimet e shumta mes tyre.

Po flasim për Gramoz Aliun (Mozzik) dhe Loredana Zefin. Kjo e fundit disa ditë më parë ka publikuar bashkëpunimin e saj me reperin Rigels Rajkun ose të njohur nga të gjithë si Noizy. Pas lançimit të këtij projekti të shumta ishin thashethemet se midis tyre ka diçka më shumë se thjesht bashkëpuntorë.

Së fundmi në rrjetet sociale është bërë virale një video e Mozzik në një lokal. Deri këtu nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Ajo çfarë ka bërë përshtypje është kënga në sfond. Në video duke reperi nga Kosova i shoqëruar nga disa persona të tjerë ulur në lokalin e një hoteli. Në sfond me zë shumë të lartë dëgjohet “Heart Attack”, bashkëpunimi i Loredanës me Noizyn. Mozzik nga videoja duke i pashqetësuar teksa vazhdon bisedën me personat në tavolinë.

Kujtojmë se në 2020 çifti u ribashkua pas rreth një viti ndarje. Ata bashkëpunuan për albumin e përbashkët “No rich parents” dhe kur ende nuk kishin mbaruar publikimin e këngëve u ndanë. Përmes një postimi në rrjete sociale, Loredana konfirmoi ndarjen e shumë komentuar nga Mozzik. Ajo shkruante se ata janë të dy shumë kokëfortë dhe nuk mund të kenë një marrëdhënie të shëndetshme. Reperja zbuloi se pavarësisht problemeve të tyre, do t’i jetë përjetë mirënjohëse Mozzikut sepse i ka falur dhuratën më të bukur në jetë, vajzën.

MOZZIK & LOREDANA | Rapper, Modestil, Schöne jungs

Ndërkohë, herë-pas-here të pyetur nga ndjekësit nëse janë në një lidhje apo jo, të dy kanë treguar se janë single. Nëse do ketë një ribashkim tjetër mes tyre mbetet për tu parë…

Loredana dhe Mozzik ndahen sërish?! Çifti fshin njëri-tjetrin nga Instagrami, ja mesazhet që postojnë – Balkanweb.com – News24

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura