Kënga e Erës thyen rekord, si arriti t’ia merrte Majkut

Jan 28, 2016 | 11:55
SHPËRNDAJE

Kënga “Bonbon”, e kënduar nga këngëtarja e re dhe e talentuar Era Istrefi, ka thyer rekord shikueshmërie, nëse shikojmë klikimet në YouTube.

Deri tani ajo ka kaluar shifrën 4 milionë e po i afrohet numrit 5, gjithmonë duke llogaritur kohën brenda 3 javëve. Por kjo këngë ka një zanafillë të çudishme, që sipas producentit ka qenë krijuar për t’u kënduar nga reperi tjetër shumë “in”, Majk, por ka shkuar si duket te më e shkathta dhe më e shpejta, që është Era.

39f1bd7a90258852f3e5528dbaed1189

Kohët e fundit Era po komentohet shumë edhe për fotot që po publikon, sidomos e fundit ku ajo duket nga mesi e poshtë shumë e zhveshur në mes të borës, ndërsa ironizon sa për t’u komentuar me veshjen e saj dhe në kokë e sajuar si gjel.

300K

A photo posted by Era Istrefi (@strefie) on

E megjithatë, edhe me këtë fiton mjaft ndjekës dhe komente që hyjnë në llogarinë e saj, gjë që e bën të jetë mjaft e suksesshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura